top of page
header-shqip.jpg

RRETH NESH

002.png

Frankofonia përfaqëson 300 milionë folës, të shpërndarë në të gjitha kontinentet, të cilët flasin të njëjtën gjuhë: frëngjisht! Kjo gjuhë – e cila është sot gjuha e katërt më e folur në botë – na bashkon rreth kulturave, vlerave, traditave…të përbashkëta për ne dhe që dëshirojmë t'i ndajmë me njëri-tjetrin. Frankofonia krijon një hapësirë të madhe për shkëmbim, pasurim dhe promovim të diversitetit.

Në Shqipëri, programi i vitit 2024 i Pranverës së Frankofonisë e ilustron mësë miri këtë pasuri duke ofruar një shumëllojshmëri të gjerë eventesh që do të zhvillohen nga data 1 deri më 31 mars në mbarë vendin. Në këtë takim vjetor ju ftojmë me:

  • ambasadat dhe konsullatat e vendeve frëngjishtfolëse dhe/ose anëtarët e OIF (Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë)

  • rrjetin e Aleancave Franceze të cilat janë të pranishme në Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Tiranë – pa harruar degën në Berat.

  • seksionet dygjuhëshe që arsimojnë, në të njëjtat qytete, 466 të rinj shqiptarë dhe frëngjishtfolës.

  • departamentet e frëngjishtes universitare

  • shoqatën e mësuesve të frëngjishtes në Shqipëri

  • të gjithë aktorët e Frankofonisë që po mobilizohen vazhdimisht – dhe veçanërisht në muajin mars – për të festuar Frankofoninë në vendin e tyre.

 

Konkurse shkollore, shfaqje filmash me metrazh të gjatë e të shkurtër, panaire letrare, shfaqje dhe koncerte, takime-debate, ekspozita, konferenca, seminare shkrimi, lexime ose takime gastronomike: ka diçka për të gjithë! Për këtë arsye ju ftojmë miqësisht të na shoqëroni në këtë edicion.

Notre mission
printemps-SHIRIT2024.jpg
bottom of page